Mysafir i veçantë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Refik Halili zbulon arsyet përse ndoqi nga afër Prishtinën

Prishtina ka barazuar ditën e sotme në shifrat 1-1 kundër Dritës. Por prezent në tribunën e stadiumit “Fadil Vokrri” ka qenë një mysafir i veçantë. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, vendosi të ndiqte nga afër këtë përballje të rëndësishme të “IPKO Superligës”. Pas përfundimit të ndeshjes, Halili ka zbuluar edhe arsyen përse gjendej sot në stadium në një prononcim për “Zëri.info”.

“Kam disa miq këtu në Prishtinë, kështu që shfrytëzova rastin edhe ta ndjek ndeshjen. Gjithsesi, ne tifozët e Tiranës jemi edhe tifozët e Prishtinës kështu që u ndjeva mirë këtu. E kam ndjekur herë pas here Prishtinën, por sa i përket interesimit të ndonjë lojtari tani për tani nuk mund t’ju them asgjë. Gjithsesi do t’ju njoftojmë me kohë.

Sot ishte një ndeshje ndoshta e tensionuar, pasi Prishtinës iu desh një fitore për të kapur Kupat e Evropës dhe kjo i vuri në presion. Sigurisht me pëlqeu angazhimi, kaq mund të them për këtë ndeshje. Sa i përket futbollit në përgjithësi në Kosovë nuk është se e kam ndjekur edhe shumë, ndaj nuk mund të them edhe shumë.

Titulli kampion për Tiranën? Po punojmë, shpresojmë se do të shkojmë drejt objektivit, duhet të presim”, ka thënë Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online