VIDEO/ Drama dhe emocionet! Festë në Rrogozhinë, Egnatia fiton në minutën e fundit ndaj Kastriotit

 Egnatia-Kastrioti 2-1 Augusto 25′ p, 90’/ Ajazi 52′

Si një finale! Kështu u zhvillua përballja mes Egnatias dhe Kastriotit në Rogozhinë që i tejkaloi pritshmëritë me spektaklin e ofruar në fushën e lojës. Vendasit ishin dukshëm më dominues falë cilësive të tyre. Cyrbja do të fitonte një penallti me zgjuarsi dhe Augusto e ktheu në gol në minutën e 25.

Me nisjen e pjesës së dytë situata do të lehtësohej për Egnatian pasi Kodra u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 51, për ta lënë Kastriotin me 10 lojtarë. I futur në pjesën e dytë, por lojtari krutan bëri gjithçka keq. Për të hapur takimin mendoi vetë portieri i Egnatias që me gafën e tij i fali golin Spartak Ajazit.

Ndërkohë për të shkuar te barazimi numerik mendoi Telushi që mori kartonin e dytë verdhë në minutën e 77. Drama ishte e madhe në Rogozhinë dhe pas shumë tentativave, do të ishte Augusto që mes fatit të madh e dërgoi topin në rrjetë në minutën e fundit për t’i falur tre pikët Egnatias. /Sport Ekspres/

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Kacbufi, Krasniqi, Allmuça, Agbekpornu, Iseni, Telushi, Imeri, Çyrbja, Pedro Augusto

Kastrioti: Sali, Reçi, Dida, Rami, Grgiç, Prodani, Karakaçi, Mëllugja, Basha, Çela, Mudrazija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online