Intervistat/ “E kisha porositur portierin”! Komenton gafën e madhe, Magani për fitoren e parë: Egnatia pa histori, por do na shihni në vazhdim

Si një finale! Kështu u zhvillua përballja mes Egnatias dhe Kastriotit në Rogozhinë që i tejkaloi pritshmëritë me spektaklin e ofruar në fushën e lojës. Vendasit ishin dukshëm më dominues falë cilësive të tyre. Cyrbja do të fitonte një penallti me zgjuarsi dhe Augusto e ktheu në gol në minutën e 25.

Me nisjen e pjesës së dytë situata do të lehtësohej për Egnatian pasi Kodra u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 51, për ta lënë Kastriotin me 10 lojtarë. I futur në pjesën e dytë, por lojtari krutan bëri gjithçka keq. Për të hapur takimin mendoi vetë portieri i Egnatias që me gafën e tij i fali golin Spartak Ajazit.

Ndërkohë për të shkuar te barazimi numerik mendoi Telushi që mori kartonin e dytë verdhë në minutën e 77. Drama ishte e madhe në Rogozhinë dhe pas shumë tentativave, do të ishte Augusto që mes fatit të madh e dërgoi topin në rrjetë në minutën e fundit për t’i falur tre pikët Egnatias. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Magani: “Futbolli kështu e ka, zgjidhet edhe me situate. Këto gabimet e portierëve sikur po na ndodhin shpesh. Madje e kam porositur portierin që je lojtari i fundit dhe duhet të ketë kujdes. Por në javët në vazhdim do të vijmë në rritje. Ne jemi ekip pa histori, por me organikë të pasur dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën në Superiore. Kartoni i kuq i Telushit? Jo nuk na tradhtoi. Ne jemi një ekip që do t’i hapim punë të gjithëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online