VIDEO | Dos Santos heroi: SHBA lojën, Meksika trofeun

Meksika ia ka dalë të fitojë Gold Cup, pasi ka mposhtur në finale Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin minimal 1-0. Autori i golit të vetëm ka qenë sulmuesi Xhovani Dos Santos, i cili shënoi në pjesën e dytë. Meksikani u tregua i saktë me një gjuajtje brenda zonës dhe skuadra e tij festoi në fund.

SHBA e nisën mirë ndeshjen në fakt, por Arriola dhe Altidore nuk ia dolën të shënonin. Ky i fundit kishte mundësinë më të mirë dhe gaboi i vetëm me portierin, duke e dërguar topin jashtë. Meksika sinjalin e parë e dha në fundin e pjesës së parë me Xhovani Dos Santos, që provoi nga distanca. Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa gola.

Pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Morris me kokë iu afrua golit. Një prej lojtarëve të Meksikës e ndali topin në vijën fatale. Minuta e 73-të do të sillte golin e Dos Santos, ndërkohë që SHBA më pas iu afruan barazimit. Gjithsesi nuk ia dolën dhe festa ishte e gjitha për Meksikën.

CONCACAF 2019 GOLD CUP – FINALJA
Meksikë-SHBA 1-0
Shënues:
Dos Santos 73’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online