VIDEO | Dortmundit s’i mjafton Sanço, Bajerni ngushton diferencën

Borusia e Dortmundit ndalet dhe në kampionat pas katër fitoresh, duke barazuar me rezultatin 2-2 përballë Hertës së Berlinit. Pas fitores spektakolare në mesjavë kundër Atletikos së Madridit me rezultatin 4-0, verdhezinjtë pësuan një gol në minutat shtesë të takimit.

Xhejdon Sanço ishte autori i golave të vendasve, duke u ngjitur në kuotën e katër golave në kampionat, ndërsa Salomon Kalu iu përgjigj talentit anglez me të njëjtë monedhë, duke shënuar një dygolësh dhe dhuruar ekipit të tij një pikë të artë.


Fitore e rëndësishme për Bajernin e Mynihut, që triumfoi përballë Maincit në transfertë. Fitorja e tretë rresht për djemtë e Kovaç mes kampionatit dhe Champions Ligës, me Goretckën dhe Tiago Alkantarën që shënuan golat e fitores. Ky trepikësh e ngjit Bajernin përkohësisht në vendin e dytë në kuotën e 19 pikëve, dy më pak se kryesuesit e Dortmundit.

Në dy ndeshjet e tjera u regjistruan fitore të miqve, Volfsburgu shpartalloi Dyseldorfin në transfertë me rezultatin 0-3, ndërsa Ervis Rexhbecaj u aktivizua në gjashtë minutat e fundit për ekipin e Volfsburgut. Augsburgu arriti një trepikësh të rëndësishëm përballë Hanoverit, duke fituar me rezultatin 1-2.

Dortmund – Herta Berlin 2-2
(Sanço 27’, 61′ / Kalu 41’ 90′)

Dyseldorf – Volfsburg 0-3
(Veghorst (pen) 41’, Brekalo 73′, Ginçzek 80′)

Hanover – Augsburg 1-2
(Bebu 72′ / Kedira 8’, Finbogason 63′)

Mainc – Bajern Mynih 1-2
(Boetius 48’ / Goretcka 39’, Alkantara 62′)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *