Xhanluixhi Donaruma është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Milanit. Gardiani i kuqezinjve shihet padyshim si e ardhmja e portës së “djallit” dhe padyshim e kombëtares italiane. Edhe pse ka shumë vite që luan në elitën e futbollit dhe me një ekip si Milani, Xhixho është vetëm 20 vjeç.
Për të qenë më të saktë, ditën e sotme mbush 20 vjeç. Me një video të postuar, vetë klubi i Milanit ka emocionuar portierin, teksa në video shfaqen të gjithë momentet e bukura të Donarumës të përmbledhura në gati 1 minutë.
Padyshim një pikë kyçe për ekipin kuqezi, sidomos këtë sezon. 20-vjeçari numëron më shumë se 150 ndeshje me klubin nga “San Siro”, ku debutimin e tij e ka bërë në moshën 16-vjeçare, kohë kur u bë portieri i dytë më i ri që ka luajtur në Serie A.