Mançester Junajtid po kryen fazën përgatitore në Dubai dhe futbollistët e “Djajve të kuq” po i shijojnë në maksimum ditët e ngrohta. Duket se të besuarit e Solskjaer janë në një moment shumë të mirë dhe klima në skuadër është ajo e duhura.
Pas Pol Pogbasë, video e të cilit u bë virale në mediat botërore, por dhe ato shqiptare, radhën e kishin dy futbollistë të tjerë që të tërhiqnin vëmendjen e mediave.
Vetë klubi i Mançester Junajtid ka publikuar një video të mbrojtësit Lindelof, i cili i përulet portierit De Gea në momentin që i jep dorëzat këtij të fundit. Momente shumë gazmore në kampin e “Djajve të kuq”.