VIDEO/ Dinamo e Zagrebit tregon forcën në pjesën e dytë, njerr jashtë Europës Ballkanin e Ilir Dajës

Ballkani është larguar me humbje nga Kroacia. Dinamo e Zagrebit mposhti me shifrat 3-0 ekipin e Ilir Dajës. Pas një pjese të parë të mbyllur në baraspeshë 0-0, kroatët treguan forcën e tyre në fraksionin e dytë të lojës. Fillimisht ishte Periçi ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 69 të takimit. Më pas, vetëm tre minuta më vonë, Petkoviçi dyfishoi rezultatin. Po i njëjti lojtar do të shënonte sërish në minutën e 77, kur ekzekutoi me sukses një penallti.

Me këtë rezultat, Dinamo e Zagrebit siguroi kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Ligës së Konferencës. Ndërkohë, Ballkani e përfundon fazën e grupeve në vendin e fundit, me pikë të barabarta me Astanën. Skuadra nga Theranda kishte mundësinë të kalonte grupin në rast se do të merrte tre pikët në Zagreb, por Dinamo rezultoi shumë e fortë për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online