VIDEO/ Diant Ramaj apo Ter Stegen? Silvinjo mund ta marrë te Shqipëria, portieri shkëlqen me Ajaksin kundër AEK

Ajaksi ka arritur që të fitojë me shifrat 3-1 kundër AEK, në një ndeshje direkte që vendoste shumë për fatin e dy ekipeve. Pas një fillimi sezoni që ishte një njollë e keqe në histori, holandezët u kthyen te rezultateve pozitive.

Ata arritën të shpëtonin çfarë mundën edhe në Europa League, duke marrë vendin e tretë për të lënë pas vetes AEK dhe duke shkuar në Conference League. Diant Ramaj e nisi nga minuta e parë te Ajaks, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të takimit.

Në pjesën e parë, kur rezultati ishte 1-1, Ramaj dalloi me një super pritje në stilin Ter Stegen. Ky portier ka ende të drejtën për të luajtur me Shqipërinë dhe mund të jetë një nga synimet e Silvinjos për të ardhmen pasi konsiderohet si një nga gardianët me më shumë prespektiv në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online