VIDEO | Di Françesko kalon “provën e zjarrit”, Veseli nuk ia del ndaj Torinos

Roma nuk zhgënjeu ditën e sotme, teksa mundi në “Olimpico” Sasuolon me rezultatin 3 – 1. Peroti, Shik dhe Zaniolo shënuan për verdhekuqtë, që me tre pikët e marra sot e shohin veten në vendin e gjashtë me 27 pikë, katër më pak se Lacio e vendit e katërt.

Torino e ka pasur të lehtë ndaj Empolit. Skuadra granata fitoi me rezultatin 3 – 0 dhe dominoi “mysafirët” tokanë gjatë të gjithë takimit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Frederik Veseli, luajti për 90 minuta në këtë takim, ku dhe u ndëshkua me një karton të verdhë.

SPAL dhe Udineze nuk shkuan më shumë se barazim pa gola, rezultati ky që nuk i shërben asnjërës skuadër në luftën e ethshme për mbijetesë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *