VIDEO | Dhunë e shëmtuar në Finlandë, stjuartët i hyjnë në dajak tifozëve

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Finalja e Kupës së Finlandës midis Mariehamn dhe Ilves u mbyll me triumfin 2 – 0 të këtyre të fundit. Megjithatë, nuk pati vend për festë. Tifozët e Ilves u munduan të futen në fushë ashtu siç ndodh shpesh në tilla raste, por reagimi i punonjësve të kompanisë së sigurisë ishte i habitshëm.

Dhunë dhe përdorim sprajti  acarues në mënyrë krejt të pa arsyeshme, në një moment të krijohet përshtypja se ke të bësh me forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe jo me punonjës së një agjensie private. Ndeshja kaloi në plan të dytë dhe mediet finlandeze u morën më së shumti me ketë ngjarje duke lënë pas dore fituesin e Kupës.

Federata Finlandeze e Futbollit ka hapur një hetim në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Njëri prej tifozëve ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *