Deni Uellbek po mban në ankth të gjithë tifozët e Arsenalit, pas dëmtimit që sulmuesi i “topçinjve” pësoi në takimin e djeshëm ndaj Sportingut të Lisbonës. Një rënie normale në tapetin e fushës ka rezultuar shumë e pafat për 27-vjeçarin, i cili ishte duke kaluar një moment të mirë gjatë javëve të fundit.
Sipas mjekut anglez Xhoni Uilson, futbollisti i Arsenalit rrezikon të mos luajnë më futboll, pasi dëmtimet në kyçet e këmbës janë ndër më të rrezikshmet. Uilson i frikësohet faktit se përveç një frakture të kockave të kyçit, Uellbek mund të ketë pësuar dhe një këputje të tendinës së Akilit.
https://www.youtube.com/watch?v=4943US0yBjs
Gjithsesi edhe nëse sulmuesi shmang këtë skenar të zi, është e sigurt që ai do të mungojë gjatë. Ish-kolegu i Uellbek, Santi Kazorla pësoi një dëmtim të ngjashëm në tetor të 2016-ës që e la për më shumë se një vit e gjysmë jashtë fushave të blerta.