VIDEO/ Dashuri dhe urrejtje! Puthja e stemës së Vidalit, pastaj shpërthen në festë tek Interi

Interi mposhti Juventusi me rezultatin 2-0 duke ndërprerë kështu fitoret e njëpasnjëshme të Juventusit. Zikaltërit e dominuan sfidën nga fillimi deri në fund, duke treguar një formë mjaft të mirë. Golat u shënuan nga Vidal dhe Barela, nga një në çdo pjesë.

Megjithatë vëmendja kryesore ishte përtej 90 minutave, teksa Vidali bëri një gjest mjaft të paparshikueshëm. Në një përqafim me ish lojtarin e skuadrës, Xhorxho Kileini, mesfushori puthi stemën e Juventusit. Ky gjest solli mjaft polemika tek fansat italianë, të cilët e gjunjëzuan për këtë veprim.

Megjithatë, Vidal ka ndryshuar menjëherë qëndrim, teksa në përfundim të ndeshjes ka postuar një video në rrjete sociale duke festuar me shokët e skuadrës së Interit. Mbishkrimi i videos ishte “Jemi familje”. Si duket dashuria për Juventusin është kthyer në urrejte brenda pak orësh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online