“Ja përse dështoi transferimi në Seria A”, Sokol Cikalleshi tregon pengesën për kalimin e madh

Sokol Cikalleshi ka qënë i ftuar në “Ora Sport” atje ku ka folur për karrierën e tij. Mundësia ishte e artë për të kaluar te Sampdoria, por nuk u plotësua për shkakun se nuk ishte hapësira bosh e ekstra-komunitarit.

“Para 6 vitesh kur luaja në Kroaci, para se të vija në Turqi, presidenti i Splitit ka patur dy oferta në tavolinë. Ka patur Basaksehirin dhe Sampdorian në Itali. Por duke qenë se unë isha ekstra-komunitar, trajner atëherë ka qenë Mihajloviç. Menaxheri im është takuar me të dhe kam pritur dy javë që të hapej vendi i ekstra-komunitarit edhe pse ana financiare ishte shumë më e paktë në krahasim me Turqinë. Do më pëlqente shumë të luaja atje por nuk u mundësua dhe rrjedha e karrierës sime shkoi në këtë drejtim duke luajtur në Turqi“, u shpreh Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online