VIDEO/ Barcelona humbet finalen, Mesi merr kartonin e parë të kuq në karrierë për gjestin antisportiv

Barcelona ka humbur në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletiko Bilbaos në shifrat 2-3. Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Griezman, por Oskar De Markos solli baraspeshën përpara se ekipet të shkonin në dhomën e zhveshjes.

Sulmuesi francez, Griezman, do të tundte sërish rrjetën në minutën e 77. E kur të gjithë prisnin që Barcelona të ngrinte trofeun, Villalibre ka tronditur portën e Ter Stegen në minutën e 90.

Më pas do të akordoheshin 30 minutat e shtesës, atje ku goli i Inaki Williams ka mjaftuar për t’i dhënë Superkupën e Spanjës ekipit të Bilbaos. Sikur të mos i mjaftonte paraqitja tërësisht zhgënjyese, Lionel Mesi është ndëshkuar për herë të parë në karrierë me karton të kuq pas gjestit antisportiv në minutën e 120. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online