Danilo Alvesh duket se më në fund i ka nxehur motorët. Ish-sulmuesi i Flamurtarit ka shënuar përsëri në Kazakistan, ku aktivizohet me ekipin e Okzhetpes. Pas golit të shënuar dy javë më parë në sfidën ndaj Shaktar Karagandit të Donjet Shkodrës, braziliani ka shënuar ditën e sotme në përballjen ndaj Kaisar.
Gjithsesi, goli i Danilos në minutën e 37-të që vuri baraspeshën e përkohshme, u bë i pavlefshëm në pjesën e dytë, pasi në minutën e 74-të, ishte Xhon që i dha fitoren miqve të Kaisar.
Pas 11 javësh të luajtura ekipi i Okzhetpes renditet në vendin e tetë me 14 pikë, ndërsa Danilo Alvesh numëron dy gola në aventurën e tij aktuale në Kazakistanin e largët.