VIDEO/ Conte tronditet nga ekipi i Championship-it, Tottenham-i eliminohet në fazën e 1/8 të FA Cup

Ekipi i Tottenham-it vijon të shfaqë probleme. Pas luhatjeve në kampionat, tashmë skuadra e Conte-s i thotë lamtumirën edhe FA Cup. Tottenham tronditet nga Middlesbrough, klub ky që merr pjesë në Championship, liga e dytë e futbollit anglez.

Koha e rregullt ka përfunduar në barazim 0-0, ndërsa kualifikimi është zgjidhur në kohën shtesë. Ishte një gol nga Josh Coburn në minutën e 107 ai i cili vulosi eliminimin e Spurs-ave. Gjithashtu portieri i Middlesbrough arrin të realizojë një pritje vendimtare në momentet e fundit të ndeshjes, duke shmangur kështu penalltitë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online