Uejn Runi u arrestua nga Policia e Uashingtonit më 16 dhjetor të vitit të shkuar, për shkak se ish-kapiteni i Anglisë dhe Mançester Junajtid kishte udhëtuar i pirë nga Arabia Saudite drejt Amerikës, si dhe kishte pirë një numër të madh medikamentesh gjatë fluturimit.
Kur Runi ka zbritur në aeroportin e Uashingtonit, ka shkuar drejt një zone të ndaluar, ka ngjitur ca shkallë dhe ka hapur një derë të ndaluar. Sulmuesi i Uashington DC ka qenë i vetëm, me një çantë në shpinë dhe me një kapele.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë, video është bërë publike vetëm pak momente më parë, nga “DailyMail”. Runi u justifikua asaj kohe se mendonte se po shkonte drejt ashensorit, fjali që tregon qartë gjendjen e dehur që sulmuesi ishte. Anglezi edhe u arrestua atë ditë, për të paguar më pas një gjobë.