Mario Baloteli i dha fund aventurës me Olimpikun e Marsejës dhe është një lojtar i lirë. Sulmuesi italian ka marrë disa oferta për t’u rikthyer në Serie A, por nuk po nxitohet për të ardhmen.
29-vjeçari (i mbush me 12 gusht) po kalon pushimet në Napoli, aty ku ka kryer “çmendurinë” e radhës. Super Mario ka vënë një bast të çuditshëm me një prej punëtorëve të një bari në Mergelina.
Nëse hidhje në ujë bashkë me motorin e tij, sulmuesi i njohur do t’i dhuronte 2 mijë euro! U tha, u bë. Personi në fjalë niset me Vespan e tij dhe të dy bashkë përfundojnë në ujë.
Duartrokitje nga të pranishmit dhe 2 mijë euro në xhep për protagonistin, i cili nuk e kursen batutën gjatë daljes nga uji: “Vetëm 600 euro kushtonte motori im”.
Mario Balotelli has made headlines in Italy again as he paid a local bar owner in Naples €2000 cash to drive a Vespa into the sea…
Easiest €2k ever ???
[IG: mb459] pic.twitter.com/TjF4Z76nPU
— Footy Accumulators (@FootyAccums) July 6, 2019