VIDEO | Suedia “rrëmben” medaljen e bronztë, Asllani ndëshkon anglezet

0

Kombëtaret e femrave të Suedisë dhe Anglisë u ndeshen për vendin e tretë në Botërorin që po zhvillohet në Francë. 2-1 triumfuan vajzat nordike, duke u ngjitur në pod dhe duke fituar medaljen e bronztë.

Ndeshja nisi nën vrullin e suedezeve dhe goli nuk vonoi shumë. Kosovare Asllani zhbllokoi shifrat në minutën e 11-të. Lojtarja me origjinë nga vetë emri i saj përfitoi nga një largim i gabuar i mbrojtjes angleze dhe goditi fort më të djathtën, duke kaluar Suedinë në avantazh.

Nordiket nuk e ulën ritmin dhe dyfishuan me anë të Sofia Jakobsen në minutën e 22-të. Numri dhjetë shënoi një gol shumë të bukur, por Anglia u rikthye në lojë. Vajzat e Fil Nevill gjetën golin me anë të Françeksa Kirbit në minutën e 31-të.

Anglezet barazuan rezultatin pas dy minutash, por teknologjia VAR e anuloi festën ishullore. Përballja nuk dhuroi më gola dhe vajzat vikinge festuan gjatë në fund me njëra tjetrën dhe tifozët e pranishëm në stadiumin “Allianz Riviera të Nicës.

Nesër zhvillohet finalja e madhe midis SHBA dhe Holandës. Takimi nis në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e Lionit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.