VIDEO/ “Çmenduri” në Barcelonë! 2 të kuq dhe gol në 6 minuta, Ansu Fatit i bën lojëra… fati

0

Një çmenduri e vërtetë është ajo që po ndodh në derbin e Barcelonës kundër Espanjolit. Plot 2 kartonë të kuq dhe një gol janë rezervuar në harkun kohor të vetëm 6 minutave. Me nisjen e pjesës së dytë Serien mendoi të shtojë forcat në sulm, duke hedhur në fushë Ansu Fatin. Por kjo ka qenë një mbrëmje për tua harruar për këtë të fundit, të cilit në një farë mënyre i ka bërë lojëra fati, që nuk i ka buzëqeshur aspak.

Në të 46-ën minutë talenti do të hynte në fushën e lojës, për të dalë sërish vetëm 3 minuta më vonë. Një takë e ngritur që përfundon në këmbën e kundërshtarit bën që arbitri të mos e kursejë kartonin e kuq. Por nuk ka dalë i vetëm pasi 3 minuta më pas një tjetër lojtar e ka shoqëruar, por këtë herë bëhet fjalë për Lozanon e Espanjolit.

Në një kohë kur Setien kishte vënë duart në kokë për mënyrën si rrodhën ngjarjet, është Suarez ai që kthen sërish buzëqeshjen dhe nxjerr ngasituata. Sulmuesi uruguajan gjen golin në minutën e 55-të, duke i çuar shifrat në 1-0. Takimi është ende duke u luajtur dhe ka ende kohë në dispozicion për të mësuar verdiktin final të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.