“Festimi i titullit plotësisht meritë e tim ati“, Goldi Halili zbulon përgatitjet e 100 vjetorit të Tiranës

Sezoni fantastik i Tiranës po shkon drejt kurorëzimit me titullin kampion, megjithëse kampionati u ndez edhe njëherë pas humbjes me Kukësin. Padyshim që trofeu do të ishte dhurata më e bukur për tifozët dhe klubin në këtë 100 vjetor të krijimit. Një vit jubilar ky që meriton të festohet nga të gjithë.

Goldi Halili, vajza e presidentit të bardhebluve, Refik Halili, po merret personalisht me organizimin e festës së 100 vjetorit dhe ka zbuluar më tepër në lidhje me të, për të krijuar edhe idenë e përgjithshme se çfarë do të rezervojë ky vit i veçantë për ta. Muze, këngë, libër dhe një fan shop për klubin, Goldi i zbulon të gjitha në një prononcim për “Top Channel”. Nuk mund të linte pa përmendur edhe babain e saj, të cilit i jep të gjitha meritat për titullin e bardhebluve.

“Këtë 100 vjetor duam të krijojmë identitetin Tirona. Kemi punuar fort për të krijuar dokumentarin e ‘1 shekull Tirana‘. Kemi punuar fort për të krijuar këngën e re të 100 vjetorit, e cila do të lançohet disa ditë pëërpara festimeve. Kemi punuar për të sjellë një libër në fakt për këtë 100 vjetor. Gjithashtu do të punojmë fort për muzeun KF Tirana si dhe më në fund hapjen e një fan shop-i për klubin tonë.

Festimi i titullit është plotësisht merita e tim ati, atij burri që nuk ka ditur të reshtë së shpresuari dhe punuari fort drejt objektivave. Unë jo vetëm që jam krenare, por do e rithem sa herë të më jepet mundësia: Sikur sa çereku i tij të isha në jetë”, ka thënë Goldi Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online