“Laçi fiton nëse do, Tirana mund t’i humbi dy ndeshje”! Rroca sqaron: Festuam për Abazajn, jo se fituam me Tiranën

Kukësi arriti që të mposhte Tiranën në një ndeshje direkte të vlefshme për Superioren, duke rihapur edhe njëherë garën e luftës për titull. Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi, verilindorët janë gjashtë pikë mbrapa bardhebluve. I ftuar në “Fax Sport” ishte Eduart Rroca, që ka treguar më tepër sa i përket kampit të Kukësit. Me besimin e plotë se janë ende mundësitë për t’u shpallur kampion, ka bërë edhe llogaritë se ku mund të gabojë Tirana. Gjithashtu Rroca sqaron se festa ka qenë për datëlindjen e Kristal Abazajt dhe jo për fitoren ndaj bardhebluve, pasi ishin në të njëjtën ditë.

“Kukësi po kalon situatë shumë pozitive. Shehi nuk është se ka ndryshuar shumë gjëra, vetëm se ka komunikuar shumë me ne përgjatë kësaj kohe. Na ka thënë që të tregonim vlerat ndaj Tiranës dhe besoj se ia kemi arritur. Ishim të bindur se ishim më lart se Tirana. Humbja e fundit me ta në përmbysje ishte aksidentale, pasi ta humbësh ndeshjen në 5 minuta mund të ndodh njëherë aksidentalisht.

Ne i kemi mundur tre herë dhe me rezultat e lojë bindëse, tregon se jemi më lartë se ata. Por kemi humbur shumë pikë rrugës, dhe pranojmë fajet e përgjegjësitë tona. Festa në dhomat e zhveshjes nuk ishte se mundëm Tiranën. E kishim planifikuar që përpara ndeshjes për datëlindjen e Kristal Abazajt.

Shehi erdhi dhe u bashkua me ne në atë festën e vogël dhe na tha disa fjalë të vërteta: “Sot e treguat vërtet se kush jeni. Sot e treguat se kush janë kampionët e vërtetë”. Nga klubi na është komunikuar një premio dhe po presim që ta shpërndajnë. Shpresat për titullin kampion? Po 6 pikë janë shumë, por janë edhe pak.

Që ne të fitojmë titullin kampion do të thotë që Tirana të gabojë në dy ndeshje, të humbi në dy ndeshje. Në fakt Tirana i ka këto mundësi për të humbur, pasi ka derbin dhe ndeshje në Laç. Të gjithë e dimë sesi është ajo fushë, ne e kemi provuar vetë, kur Laçi do që të fitojë, fiton. Partizani duhet të fitojë edhe për objektivat e tij, pasi rruga e Europës kalon nga derbi”, tha Rroca. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online