Bolivia është një shtet që rrallë del në medie për lajme lidhur me futbollin, por në ato pak raste që i kushtohet vëmendje, bolivianët nuk zhgënjejnë. Një episod i çmendur i denjë për një film komedi ka ndodhur ndeshjen e javës së katërt midis Club Alëays Ready dhe superfuqisë së atjeshme Klub Bolivar.
Protagonisti i absolut i kësaj ngjarje është arbitri Raul Orosko, i cili bëri një budallallëk me brirë duke përdorur shenjën e sistemi “VAR” për sinjalizuar për një 11-metërsh në minutën e fundit të takimit. I gjithë problemi qëndron te fakti që Bolivia nuk e ka implentuar këtë sistem, pra veprimi i arbitrit është një çmenduri e padëgjuar ndonjëherë.
Acá hay una mejor imagen con toda la jugada. La falta es un penal claro.pic.twitter.com/3Ab7dgXbcl
— Gonza (@gbobadi) August 3, 2019
Lojtarët dhe stafi i Bolivar protestuan për minuta të tërë, por Orosko e kishte ndar mendjen: Penalltia do kryhej medoemos. Qetësia u rikthye në fushë pas rreth 10 minutash pritje dhe për fatin e mirë të Bolivar, lojtari i Always Ready tregohet i pasaktë.