VIDEO/ Chelsea siguron gjysmëfinalen nga 11 metërshat, Broja jep sinjale pozitive

Chelsea ka siguruar sot kualifikimin për në gjysmëfinale të “Carabao Cup”. Koha e rregullt e ndeshjes Chelsea-Newcastle përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, çka bëri që fituesi të përcaktohej nga penalltitë. Bardhezinjtë gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 16 të takimit falë Wilson-it dhe e mbajtën avantazhin deri në minutën e 92-të. Pikërisht në këtë moment Mudryk-u e ndali topin në rrjetë dhe vulosi rezultatin 1-1.

Nga pika e bardhë e penalltisë, blutë e Londrës u treguan më të saktë, duke mos humbur asnjë nga 4 penalltitë e ekzekutuara. Ndërkohë, në krahun tjetër, 2 prej lojtarëe të Newcastle-t gabuan nga 11 metrat, duke u eliminuar nga kompeticioni. Në fushë ishte edhe Armando Broja, i cili zëvendësoi Enzo Fernandezin në pjesën e parë. Sulmuesi shqiptar dha sinjale pozitive në fushë, ku madje arriti të shënonte gjatë fraksionit të parë të lojës, por anësori e anulloi golin për pozicion jashtë loje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online