Çudia e madhe ndodh në Kupën e Italisë, Frozinone shkatërron Napolin me 4 gola dhe e eliminon në raundin e 1/16-ve

Frozinone ka bërë çudinë e madhe në Kupën e Italisë. Skuadra italiane ka eliminuar Napolin që në raundin e të 16-ve. Por më tepër se sa thjesht eliminimi, vëmendje të madhe tërheq rezultati me të cilin ka përfunduar ky takim. Të kaltrit janë mposhtur thellë me shifrat 0-4.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në baraspeshë 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Frozinone ka shkatërruar të kaltrit me 4 golat e shënuar. Goli i parë u realizua në minutën e 65 nga Barreneçea, ndërsa më pas në listën e golashënuesëve u përfshinë Kaso (90’), Kedira (90’+1’, p.) dhe Harrui (90’+5’). Frozinone tashmë pret në çerekfinale fituesin e çiftit Juventus-Salernitana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online