Janë luajtur sonte një pjesë e ndeshjeve të vajtjes në turin e tretë të Champions League (nesër në fushë Shkëndija e Tetovës), teksa ka pasur edhe disa surpriza.
https://www.youtube.com/watch?v=GCmuqMlDmpI
Ansi Agolli sërish në stol dhe, këtë herë, ndryshe nga sfida ndaj Kukësit, në Azerbajxhan ka pllakosur heshtja, pasi BATE Borisovi i ka mposhtur me rezultatin 1-0 (Dragun shënoi golin e vetëm).
Fitore e çmuar për Dinamo Zagrebin jashtë fushe, në Kazakistanin e largët, 2-0 ndaj Astanës (ish-ekipi i Llullakut). Barazim me shpresa edhe për skuadrën hungareze Videoton, që me 1-1 në fushën e Malmoes ka shpresa për t’u kualifikuar pas një jave.
https://www.youtube.com/watch?v=AOkKHet3c-A
Ka luajtur vetëm 8 minuta Piter Olajinka në sfidën mes Slavia Pragës dhe Dinamo Kievit, edhe pse çekët kanë arritur që në shënojnë në fund me Husbauer (penallti në të 91’), teksa ukrainasit kishin kaluar përpara me anë të Verbiçit.
Dhe, pikërisht në aktivizimin e Olainkës ka ardhur edhe ndryshimi, pasi Slavia ka shtyrë më shumë dhe ka vendosur nën presion skuadrën mike. Sulmuesi nigerian ka qenë protagonist teksa ka ndihmuar te penalltia e fituar. Goditja e tij u në zonë nga një mbrojtës, por u shkaktua faull ndaj sulmuesit të Slavias më pas.
Sfidë me dy fytyra për Ajaksin në Belgjikë, ku pasi ka shënuar dy gola me anë të Huntelar dhe Tadiç, u barazua në pjesën e dytë nga Standart Liezhi me Karselën dhe Edmond (90 me penallti).
https://www.youtube.com/watch?v=-aunXs5TMeI
Barazim 1-1 mes Crvena Zvezdës dhe Spartak Tërnavës, teksa Benfika ka mundur me një gol në të 69’ të Çervit. Fenerbahçe ka pasur disa raste për të shënuar, por sigurisht në Turqi, pas një jave, do të jetë ndryshe.
https://www.youtube.com/watch?v=pQhE-vdDI8M