Çmenduri në Londër, në përballjen mes Çelsit dhe Bërnlit. Janë shënuar tre gola në harkun kohor të gjashtë minutave. Miqtë ishin ata që shënuan të parët, madje me një gol shumë të bukur të realizuar nga Hendrik. Me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës detyroi Kepën të nxjerrë topin nga rrjeta.
Reagim i menjëhershëm i Çelsit, që zbriti me Hazard në sulm. Belgu, pasi disa lëvizjeve në krah, shërbeu në zonë për Ngolo Kante. Mesfushori, edhe pse nuk shquhet shumë për shënimin e golave, me një gjuajtje potente arriti të realizojë dhe të barazojë shifrat.
Vrulli i londinezëve nuk u ndal, madje me një supergol. Hazard u merr mendtë mbrojtësve miq dhe lë topin për Higuain. Argjentinasi me një gjuajtje të fortë e dërgoi topin në rrjetë.
Dhjetë minuta ka zgjatur epërsia e bluve të Londrës, pasi Bërnlei ka përfituar nga një goditje standarde. Harkimi në zonë u devijua dy herë me kokë dhe shkoi te Barnes, i cili u zgjat dhe e dërgoi topin në rrjetë.