VIDEO | Çfarë ndërhyrje, inteligjenti Suarez dhe… gjeniali Brozoviç!

Të shënosh kundër një ekipi italian është gjithmonë e vështirë. Një episod i veçantë ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme mes Barcelonës dhe Interit. Ishte minuta e 65 e ndeshjes dhe rezultati ishte 1-0 për vendasit. Një goditje dënimi e rrezikshme për vendasit dhe, në mungesë të Leo Mesit, ishte Suarez lojtari që do të godiste.

Uruguaiani zgjedh të bëjë një goditje inteligjente, duke kaluar topin poshtë murit, por në ekipin kundërshtar ka një lojtar akoma më inteligjent. Handanoviç përgatit murin me kujdes, ndërsa Marselo Brozoviç vendos të “shpikë” diçka. Nuhajtje dhe dinakëri. Muri i Interit kërcen gjatë goditjes së Suarez, ndërsa kroati shtrihet në tokë.

Topi kalon murin dhe drejtohet drejt portës, por aty është Brozoviç, i cili devijon topin dhe goditje këndi për Barcelonën. Vendasit arritën të shënonin golin e dytë, duke vulosur fitoren, por gjesti i Brozoviç ishte thjesht fantastik, duke arritur të bëjë dhe Leo Mesin e dëmtuar të buzëqeshë. Një gjë e tillë ka marrë vlerësime nga tifozë të ndryshëm, të cilët duartrokasin mesfushorin zikaltër për mënyrën e shpëtimit të portës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online