Endri Çekiçi po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë dhe te skuadra e Olimpija Lubjanës, është shndërruar në lider absulot në javët e fundit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish sot, në transfertën kundër Rudarit, duke i dhënë tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij.
Olimpija e pa veten shumë shpejt në disavantazh, pasi në minutën e 24’, Tuçiç i ndëshkoi. Çekiçi barazoi në minutën e 52’, pas një gjuajtje perfekte me të djathtën brenda zonës. Ndërsa në minutën e 76’, sulmuesi shqiptar shënoi me portën e boshatisur golin e fitores, duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës së tij.
52’ – Goli i parë i Çekiçit
76’ – Goli i dytë i Çekiçit