VIDEO/ Çfarë ishte kjo Burak Yilmaz? Do t’i ngrenë statujë pas golit, Lila po i heq PSG titullin kampion në Ligue 1

Për herë të parë në Ligue 1 pas shumë vitesh do të shohim shkurorëzimin e PSG në Ligue 1. Lila është shumë fitimit të titullit kampion në elitën e kampionatit francez dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për shaka. Pas fitores së arritur ndaj Lens në shifrat 0-3, Lila mban vendin e parë me 4 pikë më shumë se PSG, por me një ndeshje më shumë që ka zhvilluar.

Edhe nëse kampionët e Francës do të fitojnë në takimin që nuk kanë zhvilluar ende, mbeten vetëm dy ndeshje nga fundi. Kundërshtarët e Lilës janë të lehtë në letër teksa do përballen kundër St Etienne dhe Angers që renditen në mesin e tabelës dhe luajnë pa asnjë objektiv të vetëm.

I gjithë ky sukses i Lilës po vjen edhe falë ndezjes së sulmuesit të njohur turk,  Burak Yilmaz. Ky i fundit realizoi dy gola ndaj Lens dhe në total ka shënuar 15 gola në këtë sezon. Por goli që realizoi nga distanca kundër Lensit ishte perla e futbollit francez dhe do ta kishin zili yje si Ronaldo apo Mesi. Menjëherë pas këtij realizimi Lila ka shkruar në rrjetet sociale se nëse Burak Yilmaz do të vazhdojë kështu, atëherë do t’i ngrihet statuja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online