Lacio ka përmbysur mbrëmjen e sotme Bolonjën dhe largohet nga “Olimpiko” me fitoren 2-1. Megjithatë ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për bardhekaltrit. Portieri që erdhi në kryeyqytet për të zëvendësuar Tomas Strakoshën bën debutimin që nuk do e kishte imagjinuar as në ëndrrat e tij më të këqija.
Vetëm 5 minuta dhe Maksimiano largohet nga fusha me karton të kuq. Arsyeja? Gardiani harron rregullat bazë të portierit, duke kontrolluar topin me dorë jashtë zone. Një gafë qesharake, e cila vështirë se ndodh edhe në nivelet amatore të futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing