Nuk i kontrolloi dot nervat ndaj Tuchel-it, Conte: Nëse ka një problem, është mes meje dhe atij

Antonio Conte ka zgjedhur të mos e komentojë ngjarjen e ndodhur në fund të takimit kundër Chelsea-t. Trajneri italian pati një konfrontim fizik me homologun e tij, Tuchel-in. Conte ka folur për “Sky Sport“, ku është shprehur se nëse ka një problem, atëherë ai i përket vetëm atij dhe Tuchel-it dhe nuk ka përse ta dinë të  gjithë.

“Nuk dua ta komentoj situatën, sepse mendoj që kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Nëse ka një problem, është mes tij dhe meje, jo për të tjerët. Fol për ndeshjen, jo për atë situatë. Jemi këtu për të folur për futbollin, jo për situatën mes dy trajnerëve”, ka thënë Antonio Conte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online