VIDEO: Ceremoni fantastike, Feyenoord ndalet për lamtumirën e legjendës Van Persi

Robin van Persi e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe sot kundër Den Haag luajti ndeshjen e fundit të karrierës, në sfidën e fundit sezonale të Fejenordit në Roterdam, kundër Den Hag.

Sulmuesi 35-vjeçar, i cili ka debutuar me klubin nga Roterdami në moshën 17-vjeçare, ka shënuar 50 gola në 102 ndeshje për Holandën.

Në Angli Van Persi ka fituar një Kupë FA me Arsenalin dhe një titull kampion me Mançester Junajtid.

Me 144 gola në Premier Ligë, Van Persi është holandezi që ka shënuar më shumë në Angli.

Në minutën e 92-të të ndeshjes së sotme sfida u ndal: 21 lojtarë shkuan në mesin e fushës dhe u vendosën në rresht, për paradën e nderit. Doli Van Persi, ishte hera e fundit që luajti një ndeshje futbolli profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online