Sulmuesi italian Alesio Çerci dhe mbrojtësi francez Tomas Hërto vendosin të largoheshin nga Serie A pasi u joshën nga kontratat me pagë marramendëse të ofruara nga klubi turk Ankaragyçy.
Mirëpo, përvoja në Superligën turke nuk ka rezultuar ashtu siç ata e prisnin. Të dy lojtarët nuk paguhen prej muajsh dhe përfaqësuesit ligjor i janë drejtuar dhomës së zgjidhjeve të konflikteve pranë FIFA-s për ta zgjidhur këtë ngërç.
Raporti midis lojtarëve e klubit tanimë është inekzistent dhe futbollistët po stërviten veçmas. Lojtarëve u ishte premtuar se çështja e pagave do të zgjidhej gjatë muajit janar, por më pas janë informuar se klubi kryeqytetas e ka të pamundur për të respektuar detyrimet financiare të kontratave përkatëse.