Fiorin Durmishaj vijon momentin e mirë. Lojtari kuqezi ka shënuar përsëri me Panionisin, ku për fat të keq ekipi i tij është mposhtur me shifrat 3-1 nga Janina e Andi Lilës. 22-vjeçari shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 82-të dhe ky ishte goli i pestë në kampionat për lojtarin tonë, i cili vijon formën e mirë.
Ndërkohë, Andi Lila u aktivizua për 67 minuta në këtë ndeshje. Në Danimarkë, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli, ishin titullarë në humbjen që Vejle pësoi në fushën e Randers 2-0. Të dy lojtarët u zëvendësuan, përkatësisht Ramadani në minutën e 69-të, ndërsa Muçolli në minutën e 81-të.
Nga Anglia, Bersant Celina dhuron spektakël me Suonsin. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ishte në stol në ndeshjen ndaj Shefilld Uednesdej, ku Atdhe Nuhiu ishte titullar për 90 minuta nga ana tjetër. Gjithsesi, në minutën e 65-të Celina erdhi në fushë dhe Suonsi po humbiste me shifrat 0-1.
Vetëm tetë minuta i mjaftuan 22-vjeçarit për të treguar vlerat e tij, teksa fillimisht shënoi në minutën e 72-të dhe vetëm një minutë më pas dhuroi një asist për golin e dytë dhe të përmbysjes.
Celina's equalizer. pic.twitter.com/RcM9d5WmB7
— ??? ??????????? (@OldDominionJack) December 15, 2018