Nëse ka një arsye përse Polonia shkoi deri në 16 më të mirat e Botërorit, ai është Ujçeh Shezni. Portieri i Juventusit ka qenë i jashtëzakonshëm në portë, por pasditen e sotme i vetëm nuk mund të bënte asgjë kundër yjeve të Francës.
Polonia është eliminuar nga Kupa e Botës dhe përjetimi nuk ka qenë i mirë në kampin e tyre. Shezni ka harruar për një moment trishtimin e tij, teksa i është dashur të ngushëllojë djalin e vogël. I biri i gardianit polak e ka përjetuar me lot eliminimin e babait të tij, duke sjellë edhe disa çaste prekëse nga Katari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Szczesny consola filho em lágrimas após eliminação da Polónia do Mundial 2022 ?pic.twitter.com/q9oVmKRbyS
— Cabine Desportiva (@CabineSport) December 4, 2022