Nga Halandi te Kumbulla, në Itali zbulojnë listën e dëshirave të Juventusit për merkaton

0

“Tuttosport“ ka nxjerrë në dritë një e-mail të dërguar nga Paratici në drejtim të Fabio Cherubini-t dhe Claudio Chiellini-t në vitin 2019. Në të paraqitej një listë dëshirash për merkaton e Juventusit. Bëhet fjalë për lojtarë të rinj dhe të perspektivës që po ndiqeshin nga drejtuesit e “zonjës së vjetër”.

Ndër të tjerë, në këtë listë përfshihet edhe emri i Marash Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar ishte një ndër elementet më të spikatur pak vite më parë në Serie A, ku u bë një nga më të preferuarit në merkato. Ndërkohë, në këtë listë gjenden edhe emra si Halandi, Zaniolo, Kulusevski, Tonali dhe Malen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.