VIDEO/ Anglia kalon pa probleme Senegalin, duel i zjarrtë mes “tre luanëve” dhe Francës në çerekfinale

Anglia ka kaluar pa probleme pengesën e parë në fazën me eliminim direkt në këtë Kupë Bote. “Tre luanët“ kanë mposhtur me rezultatin 3-0 Senegalin, në një ndeshje që nuk pati shumë histori. Anglezët e nisin me marsh të ngadaltë takimin, ndërsa golin e parë e shënojnë në minutën e 38, kur Henderson finalizon me gol një aksion perfekt të skuadrës e tij.

Në momentin që po luhej minuta e tretë e shtesës së pjesës së parë, Kane shënon golin e tij të parë në këtë Botëror dhe të dytin për këtë ndeshje. Në minutën e 57 Saka shënon të tretin dhe mbyll çdo histori në këtë sfidë. Anglia kalon në çerekfinale, aty ku e pret një duel i zjarrtë me Francën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online