Më në fund ka buzëqeshje në fytyrat e lojtarëve të Juventusit. Bardhezinjt kanë marrë fitoren e parë në kampionat, teksa kanë mposhtur Specian me shifrat 2-3. Moise Kean hap i pari serinë e golave, por vetëm 5 minuta më vonë Gyasi barazon shifrat.
Me fillimin e pjesës së dytë Antiste dyfishon rezultatin, duke i shkaktuar makthe “zonjës së vjetër“. Por të besuarit e Allegrit e marrin shpejt veten. Chiesa rikthen edhe njëherë baraspeshën, ndërsa nuk vonon shumë dhe De Ligt përmbys gjithçka.
Minuta në këtë takim pati edhe për Rei Manajn, i cili hyri në fushë në minutën e 77, por pa mundur të prishë festën e bardhezinjve. Këta të fundit marrin kështu 3 pikët e para dhe shkojnë përkohësisht në vendin e 12 në renditje me vetëm 5 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ifast222/status/1440738893310009345