VIDEO/ Portieri gabon si Alban Hoxha, goli i Kastratit dhe Çelhaka lë përshtypje pozitive

Legia e Varshavës ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ve në Kupën e Polonisë. Skuadra kryeqytetase ka mposhtur me shifrat 1-3 Vigri Suvalkin. Protagonist në këtë takim ka qenë edhe Lirim Kastrati, i cili po përshtatet mjaft mirë në radhët e Legias.

Në minutën e 65, portieri kundërshtar gabon në të njëjtën mënyrë si Alban Hoxha, duke mos arritur të largojë dot topin nga zona e tij. Presioni i bërë nga Kastrati rezultoi i suksesshëm, teksa topi përplaset në trupin e tij e më pas ndalet në rrjetë.

Për herë  të parë sot luan titullar edhe Jurgen Çelhaka, i cili ka lënë përshtypje pozitive. Mesfushori shqiptar ka bindur me paraqitjen e bërë në fushë, duke i treguar trajnerit se blerja e tij ishte një vendim i duhur. Ndërkohë Muçi është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes dhe impakti ka qenë pozitiv edhe për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online