“Në 40 vite punë pak kam parë si ai“, Shaland ngre në piedestal Kastratin: E di që është dhimbje koke për mbrojtësit

Lirim Kastrati ka bërë zgjedhjen e duhur për të kaluar në radhët e Legias së Varshavës. Te Dinamo e Zagrebit nuk po arrinte të dallohej mes të tjerëve, ndërsa në Poloni ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Menjëherë ka zënë vend në formacion dhe nuk i kanë munguar as golat e as asistet. Fjalë të mëdha vijnë për të nga ana e trajnerit të Kosovës, Bernard Shaland.

Ky i fundit ka dhënë një intervistë për “WP Sportowe Fakty”, ku ngre në piedestal Kastratin. Trajneri zviceran vlerëson shpejtësinë e sulmuesit shqiptar si dhe pasimet e sakta të tij, karakteristika këto që mund të hapin telashe të mëdha për kundërshtarët

“Unë besoj se Kastrati bëri gjënë e duhur për t’u bashkuar me Legian. Sipas mendimit tim ishte një kohë e mrekullueshme për të që të ndryshonte klub. Ai kishte shumë konkurrencë në Dinamo dhe Legia është një klub i mirë. Më duket se liga polake është në një nivel të mirë, në fakt është ndoshta edhe më e mirë se ajo kroate.

Dihet që ai është një konkurrent jashtëzakonisht i shpejtë. Edhe pse kam takuar lojtarë të këtij lloji në 40 vitet e punës sime në futboll, ishin shumë pak prej tyre në këtë nivel shpejtësie. Në futbollin e sotëm kërkohen lojtarë të tillë. Unë kam qenë vetë mbrojtës dhe e di që një lojtar si Kastrati mund të jetë dhimbje për një mbrojtës. Përveç shpejtësisë, do t’i kushtoja vëmendje edhe pasimeve të tij. Ato mund të jenë vërtet shumë të mira”, ka deklaruar Bernard Shaland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online