VIDEO/ Bruno Dita e bën “sefte“ me Shkëndijën, vjen goli i parë si kuqezi për mesfushorin

0

Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur në barazim 1-1 përballjen e sotme kundër Borec. Djemtë e Ernest Gjokës nuk kanë realizuar objektivin për të rrëmbyer 3 pikët nga fusha e lojës. Megjithatë një ndeshje e veçantë ishte kjo për Bruno Ditën.

Mesfushori shqiptar nuk vonon shumë gjatë për t’a bërë “sefte” të skuadra e tij e re, duke gjetur golin e parë si kuqezi. Ish-futbollisti i Skënderbeut shfrytëzon më së miri një harkim në zonë në minutën e 34-t, ku me kokë tund rrjetën kundërshtare. Një gol ky që vlen në fund 1 pikë për Shkëndijën, pasi Dita barazon rezultatin në shifrat 1-1, të cilat do të qendronin të pandryshuara deri në përfundim të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.