“Kanë luftuar  si ne për të qenë këtu”, klubi spanjoll nuk e nënvlerëson Teutën: I respektojmë, shkojmë me përulësi

Shorti i Europa League nuk është treguar bujar me Teutën. Goglat sjellin në Durrës një klub të La Ligas, Granada-n. Megjithëse spanjollët marrin pjesë për herë të parë në një kompeticion europian, sërish diferencat mes tyre dhe Teutës janë të mëdhaja.

Por pavarësisht kësaj, menaxheri i përgjithshëm i klubit të Granadas ka treguar respekt për skuadrën durrsake. Antonio Monterrubio është treguar i sinqertë duke thënë se nuk kanë informacione për ekipin shqiptar, por nga ana tjetër thekson se do të shkojnë me përulësi në Durrës, pasi respektojnë përpjekjet e Teutës për të qenë deri në këtë fazë.

“Tani na duhet të garojmë në Evropë, në Shqipëri. Nuk kam asnjë informacion në lidhje me Teutë e Durrësit. Stafi ynë i trajnerëve do të fillojë ta kërkojë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi të gjithë respekt për rivalin, i cili ka luftuar të jetë këtu ashtu si ne. Ne shkojmë me përulësi, kthetra dhe forcë që na karakterizon“, ka thënë Antonio Monterrubio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online