Brozoviç nuk bën pjesë në projektin e Kontes, Lampard e do kroatin në Londër

0

Interi është në një periudhë rinovimi të skuadrës, teksa drejtuesit duan të largojnë lojtarët që nuk i përshtaten skemës së trajnerit Konte. Njëri prej tyre është edhe mesfushori kroat, Marcelo Brozoviç, i cili është informuar nga Marotta se zyrtarisht ndodhet në listën e lojtarëve që janë në merkato.

Pas PSG-së dhe Bajernt, tashmë edhe Çelsi është në garë për transferimin e “Epik Brozoviç”, teksa lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Lampard për cilësitë e tij në mesfushë. Gjithashtu edhe nga ana financiare, kjo tratativë nuk përbën problemë për presidencën, pasi Brozoviç nuk kushton më shumë 50 milionë euro sipas “TransferMarkt”.

Pas largimit të mesfushorit kroat, Interi mund të hidhet në sulm për lojtarin e Çelsit, Ngolo Kante, teksa 29 vjeçari ka deklaruar se do të ndryshojë ekip. Gjithashtu Kante është një nga të preferuarit e Kontes, për aftësitë e tij defansive./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.