VIDEO/ Broja vijon të konfirmojë formën fantastike, protagonist për 9 minuta me Viteshen

Armando Broja është kthyer protagonist me Viteshen ditën e sotme. Skuadra verdhezi është duke udhëhequr në transfertën me Emen në shifrat 0-2, ndërsa gjurmët e tij deri tani i ka lënë edhe sulmuesi shqiptar. Talenti i Kombëtares kuqezi ka dhuruar asistin në golin e dytë, që u realizua në minutën e 9-të të takimit me autorësinë e Tanane.

Ndërkohë goli i parë erdhi që në minutën e dytë të ndeshjes. Broja konfirmon kështu formën tejet fantastike që po kalon në elitën e Holandës, ku nuk i kanë munguar as golat. Futbollisti 20-vjeçar ka fituar besimin e trajnerit te Viteshe, që vazhdimisht ka folur me fjalë pozitive për sulmuesin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online