“Në do të kuptosh ç’nivel je, pika e referimit është Juve“, zemra e Kontes është ende bardhezi: Të kemi respekt për ta

Mbrëmja e nesërme rezervon derbin e Italisë. Juventusi do të ketë përballë Interin në një duel që do të vendosë shumë për fatet e këtij sezoni. Dy kundërshtarë të drejtëpërdrejtë për titull do të sfidojnë njëri-tjetrin dhe në fund fitorja është i vetmi rezultat i kënaqshëm. Në konferencën për shtyp në prag të këtij takimi, Antonio Konte ka folur me respekt maksimal për bardhezinjtë. Zemra e tij duket se ende rreh për Juventusin, teksa deklaron se “zonja e vjetër“ është një pikë referimi në Itali dhe se respekti është gjëja minimale që mund të kesh për ta.

“Mendoj se është e rëndësishme të bësh mirë në çdo ndeshje. Gjithmonë ka të njëjtat pika në diskutim, atëherë është e pashmangshme që Juventus duhet të përfaqësojë një pikë referimi për ne dhe për të gjithë, duke qenë se vitet e fundit ata kanë dominuar në Itali. Kur një skuadër dëshiron të kuptojë në çfarë niveli është, e vetmja pikë referimi në Itali është Juventus.

Unë nuk dua të tregoj të preferuarat dhe jo të preferuarat për titull. Ne duhet të kemi respekt për një skuadër që ka dominuar për nëntë vjet dhe dëshiron të dominojë për të dhjetën. Respekti është më e pakta që mund të kemi për një ekip si Juventus, i cili bëri atë që bëri. Vitin e kaluar ne ulëm rezultatin kundër tyre dhe shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë këtë vit, duke kujtuar kampionatet e kaluara në të cilat Juve u dha 20-25 pikë të gjithëve dhe nuk ishte gjë e mirë”, ka deklaruar Antonio Konte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online