VIDEO/ Broja hyn nga stoli dhe mban gjallë ëndrrën për vendin e dytë, Shqipëria largohet triumfuese nga Hungaria

LIVE, Hungari-Shqipëri 0-1 Broja 80′

Ëndrra për një vend në “play off“-et e Kupës së Botës mbetet gjallë dhe kjo e gjitha falë Armando Brojës. Djaloshi i talentuar tregon përsëri se është i një tjetër niveli, teksa hyn nga stoli për të bërë sërish heroin. Ashtu si në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena“, sulmuesi shqiptar hidhet në fushë në pjesën e dytë dhe në minutën e 80 bën një driblim fantastik për të depërtuar në zonën hungareze. Prej aty nga një kënd i vështirë zgjedh sfidën e vështirë për të shënuar dhe në fund ia del. Topi ndalet në rrjetë dhe menjëherë kampi kuqezi shpërthen në festë.

Shqipëria pati nën kontroll lojën përgjatë të gjithë 90 minutave, kur edhe patën disa raste të pastra për gol me anë të Uzunit, i cili nuk e kapërcen dot ngërçin me ekipin kombëtar dhe humbet shansin të shënojë një për një me portierin. Kombëtarja largohet triumfuese nga Hungaria, ku merr 3 pikë mjaft të vyera për këto kualifikuese. Një fitore kjo që i jep vetëbesimin e duhur që të luajë gjithçka për gjithçka në “Air Albania“ kundër Polonisë në 12 tetor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online