Astrit Hafizi ka folur në Supersport para ndeshjes mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Këtë herë fjal?t e tij janë të padeshifrueshme dhe bien ndesh me njëra-tjetrën.
“Bajrami erdhi te Kombëtarja dhe mori direkt vendin e formacionit, nuk e dinim kush ishte. A ndodhi kështu? Tani e heqin. Përse? Duhet lojtar i tillë që të çon te porta, që përkëdhel topin. Kishte cilësi”, tha Hafizi.
Por nga ana tjetër Hafizi kërkon Balliun direkt në formacion dhe i pyetur se përse nuk e mendon njësoj me Bajramin, u shpreh: “Mos krahasoni Balliun, si nata me ditën. Balliu luan në La Liga, Bajrami në nivele të ulëta, ku është, te Spezia”, u shpreh Hafizi. /Sport Ekspres/