“Sa herë vijmë në Shqipëri jemi më afër”/ As dëmtimi nuk e ndali për Kombëtaren, Broja: Hyra për të bërë golin

Ëndrra për një vend në “play off“-et e Kupës së Botës mbetet gjallë dhe kjo e gjitha falë Armando Brojës. Djaloshi i talentuar tregon përsëri se është i një tjetër niveli, teksa hyn nga stoli për të bërë sërish heroin. Ashtu si në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena“, sulmuesi shqiptar hidhet në fushë në pjesën e dytë dhe në minutën e 80 bën një driblim fantastik për të depërtuar në zonën hungareze. Prej aty nga një kënd i vështirë zgjedh sfidën e vështirë për të shënuar dhe në fund ia del. Topi ndalet në rrjetë dhe menjëherë kampi kuqezi shpërthen në festë. Shqipëria fiton kështu me rezultatin 1-0 kundër Hungarisë dhe luan shansin e artë më 12 tetor përballë Polonisë. Pas përfundimit të sfidës, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

“Më tha trajneri: “A je gati të hysh”? I thashë “po”. Hyra me besim për të bërë golin për të bërë golin. Avash-avash jemi bërë një skuadër e mirë. Jemi djem shumë të mirë dhe jemi shumë të bashkuar bashkë. Sa herë vijmë në Shqipëri jemi më afër. Të jemi të përqendruar për ndeshjen kunddër Polonisë. Gjithmonë kur hyjmë në ndeshje e kemi mendjen të fitojmë jo të barazijmë. Edhe nëse është Belgjika ose Franca. Isha pak i dëmtuar dje. Nuk kam qenë në stërvitje. Edhe pse isha pak i dëmtuar hyra për të ndihmuar ekipin“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online